Nëse keni miliona dollarë dhe dëshironi t’i shpenzoni ato duke i ndjekur garat e deveve që drejtohen nga robotët, duke lundruar me makina mbi ujë, duke ngrënë ëmbëlsira prej ari… dhe gjëra të tilla të çmendura, atëherë patjetër duhet të shkoni në Dubai – qytetin më të populluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Qyteti i Dubait njihet si qytet i luksit të paparë, sallatanetit të skajshëm – luks që shpeshherë di të kalojë dhe në “çmenduri” – siç janë psh. makinat prej ari apo ato të stolisura me diamantë.
Sidoqoftë, Dubai është vend ideal për një numër të njerëzve të pasur, që preferojnë të jetojnë në luks të paparë diku tjetër në botë.
Ndërkaq, për të kuptuar se si i shpenzojnë milionerët paratë e tyre në Dubai – shikojeni fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/
Nëse dëshiron të dukesh i madh në rrugët e Dubait – atëherë, duhet të dukesh kësisoj.
Ose, ndoshta me një Mercedes të praruar në ar të bardhë.
Një latte luksi, duket kësisoj.
Ndoshta, preferoni të qëndroni në hotelin Atlantis, një prej hoteleve më të shtrenjta në botë, i ndërtuar mbi ishujt artificial.
E nëse kyçeni në trafikun e Dubait, ai mund të duket edhe kësisoj.
Në rrugë mund të bisedoni me policë që ngasin Lamborghini.
Apo, ndoshta preferoni të voziteni në taxi Bugati.
Dhe, pastaj të tërhiqni para nga bankomati prej ari.
Do t’ju nevojiten ca para edhe kur të dilni në shoping.
Natyrisht, në Dubai do të keni nevojë edhe për një celular super të shtrenjtë.
Edhe futbollin e tavolinës do të mund ta luani në tavolina prej arit.
Nëse qëndroni në hotelin Burj Al Arab, do të pajiseni me iPad të praruar në ari 24-karatësh.
Pastaj mund të vizitoni Kopshtin e Mrekullisë në Dubai, që është kopshti më i madh i luleve në botë.
Ndërkaq, çitah (cheetah) mund t’ju shoqërojë derisa ju të shkruani mesazhe në telefon.
Si ju duket një lojë tenisi në qiell (në maje të hotelit)?
Në Dubai shumë gjëra janë dopio.
Dëshironi të shijoni një ëmbëlsirë unikate? Atëherë, një të tillë – nga ari 23-karatësh – mund ta porosisni në “The Bloomsbury Cupcake Shop” në Dubai Mall.
Uau! Këtë nuk ia preferojmë secilit milioner.
Në Dubai mund të vizitoni qendrën më të madhe tregtare në botë (bazuar në sipërfaqe).
Luani mund t’ju shoqërojë në varkë.
A do t’ju pëlqente një garë e deveve që drejtohen nga robotët?
Apo ndoshta një vizitë në Palm Islands, ishujt në formë të drurit të palmës, të mbushur me shtëpitë luksoze.
Por, si të shkoni aty? Me një makinë të stilit të James Bondit, e cila mund edhe të lundrojë.