Konsiderohet sinonim i bukurisë femërore, ndërsa është shpallur femra më e bukur e të gjitha kohëve. Ishte aktore, modele dhe këngëtare. Ndërtoi një karrierë të bujshme si bjondina më tërheqëse në botë… ndërsa ishte ëndërr e secilit mashkull. E kuptoni pra, bëhet fjalë për Marilyn Monroe.
Sidoqoftë, rruga e saj drejt suksesit dhe kurërëzimit me statusin e ikonës botërore, nuk ishte fare e lehtë. Ajo kishte përjetuar gjithçka në jetë, punët e vështira, përçmimin, keqtrajtimin fizik, abuzimin seksual… e megjithatë, kurrë nuk ishte dorëzuar.
Për të janë shkruar shumë libra, janë xhiruar shumë filma, janë shkruar shumë tregime, janë bërë shumë reportazhe… dhe prapë se prapë ende ka çfarë të thuhet e të shkruhet. Andaj, në vijim ne ju sjellim 10 fakte më pak të njohura për jetën e saj Marilyn Monroe.
1. Ajo pati fëmijëri jo të lumtur
Marilyn kishte vuajtur shumë gjatë fëmijërisë për shkak të varfërisë dhe ngacmimit seksual. Nëna e saj kishte qëndruar shumë kohë në spital psikiatrik, ndërsa Monroe e vetmuar ishte dërguar në jetimore.
2. Ajo kishte qime në fytyrë
Monroe ka pasur qime të dendura në fytyrë dhe mjekër, të cilat asnjëherë nuk i kishte hequr. Madje, thuhet se mu ky fakt tregon se çfarë bukurie dhe fame gëzonte ajo.
3. Ajo nuk i pëlqente diamantët
“Diamantët janë shoku më i mirë i femrës”, ishte një këngë të cilën e këndonte Monroe, e megjithatë ajo nuk i pëlqente fare ato. Në vend të tyre ajo pëlqente stolitë artificiale dhe margaritarët.
4. Fustanet miliona dollarëshe
Fustanet e Monroes kanë çmim marramëndës në ditët e sotme. Fustanin që ajo e kishte veshur në ditëlindjen e John F. Kennedyt, është shitur në vitin 1999 për 1 milionë dollarë. Ndërkaq, fustani i bardhë të cilin e kishte veshur në filmin ‘The Seven Year Itch’, është shitur për 4.6 milionë dollarë në vitin 2011.
5. Ajo pozoi nudo për 50 dollarë
Monroe u bë e njohur edhe me fotot nudo të saj, të botuara në revistën “Playboy”. A mund të imagjinoni se për këtë foto ajo u pagua vetëm 50 dollarë? Kjo fotografi, që ishte shfrytëzuar edhe për kalendar, më vonë ishte shitur 500 dollarë, ndërsa pronarit të saj i solli miliona dollarë.
6. Ajo iu nënshtrua kirurgjisë estetike
Studimet e fundit thonë se edhe Monroe kishte pasur disa intervenime estetike – në mjekër dhe në hundë. Po ashtu për shkak të glamurit ajo pati intervenim edhe në gjoksin e saj. Raporti i saj mjekësor është shitur për 25,600 dollarë.
7. Ajo ishte inteligjente
Niveli i inteligjencës i Marilyn Monroe ishte më i madh se i Albert Einstein-it. IQ-ja e saj ishte 168 pikë, befasisht më e madhe se e Bill Gates apo Stephen Hawking – që të dy kanë 160 pikë.
8. Ajo e pëlqente leximin
Marilyn nuk kishte ndonjë diplomë akademike, por ajo pëlqente të lexonte. Ajo ishte e etur për dije. Në bibliotekën e saj personale kishte shumë libra të autorëve të njohur si Dostoyevsky, Whitman apo Rodin.
9. Dëshironte të bëhej nënë
Monroe ëndërronte të bëhej nënë kur u martua me Arthur Miller. Madje kishte marrë iniciativë për këtë gjë, por fatkeqësisht, kishte abortuar katër herë.
10. Varri me lule
Monroe kishte marrë premtim nga bashkëshorti, Joe DiMaggio, se nëse vdes – ai çdo javë do të sillte lule mbi varrin e saj. Nuk mund të besoni se sa fatlume ishte ajo. Burri i saj e mbajti premtimin dhe për 20 vjet me radhë kishte vendosur lule mbi varrin e saj. /NGJYRA.COM/