Edhe në të kaluarën kemi prezantuar artistë të njohur që krijojnë vepra realiste, respektivisht, pikturat e të cilëve duken sikur të ishin fotografi dhe jo krijime mbi kanavace. Megjithatë, artistja Cheryl Kelley, me pikturat realiste të makinave, duket sikur ka shkuar një hap edhe më tutje.
Cheryl ka krijuar një cikël pikturash të makinave, të cilat ajo i përdorë si referencë për të eksploruar temat si gjinia, fuqia dhe liria.
Pikturat e saj janë të punuara me delikatesë, ku secili detaj reflekton fuqinë dhe madhështinë e makinave, prej atyre luksoze deri të ato sportive. Sipas kritikëve të artit, Cheryl sjell një dialog konceptual për ndikimin që kanë mbi shoqërinë, dizajni modern, teknologjia, trendet dhe shija.
Pikturat e Cheryl janë të njohura sidomos për reflektimin e mahnitshëm të sipërfaqeve të makinave, ku në detaje pasqyrohet ambienti që i rrethon ato – duke gërshëtuar kështu realitetin dhe fantazinë, të zakonshmën dhe të jashtëzakonshmën.
Për të parë këto vepra unikate dhe të bukura të artistes Cheryl, shikojeni fotogalerinë në vijim. /NGJYRA.COM/