Po! Pamja ka rëndësi – sidomos nëse kemi të bëjmë me pamje të jashtëzakonshme. Kësaj radhe nuk po flasim për njerëzit, por për llojet e ndryshme të kafshëve që janë bërë të njohura në të katër anët e botës për shkak të lekurës së tyre të pazakonshme – respektivisht, shenjave me të cilat ato kanë lindur.
Këto shënja janë rezultat i kombinimeve të ndryshme gjenetike, të cilat janë të pafundme – ndërsa dëshmojnë për mrekulli se sa kreative mund të jetë natyra.
Kombinimet gjenetike kanë bërë që sot të kemi një mace me mustaqe apo vetulla njeriu, një mace që ngjason me Hitlerin, një viç me pikëpyetje në ballë apo një tjetër me numrin shtatë, një kalë me zemër në ballë, apo dhe figura të kafshëve tjera mbi gëzofin e tyre, e madje dhe pamje të organeve gjenitale.
Kafshët që do t’i prezantojmë në fotogalerinë në vijim kanë pasur fatin të lindin me shenja apo dhe lara interesante – të cilat i kanë bërë edhe më të veçanta e më të dashura për njerëzit. /NGJYRA.COM/