Eduardo Kobra është një artist i njohur nga Sao Paulo, Brazil, që krijon murale të bukura me teknikën e spërkatjes. Kobra njihet për artin rrugor reflektues, të cilin e ka krijuar në shumë qytete botërore.
Punimet e tij artistike janë lehtë të dallueshme, ku dominojnë personalitetet, artistë dhe muzikantë të njohur si Nëna Terezë, Dali apo Dylan, por dhe krijime të llojit V-J Day, që gjendet në Times Square të New Yorkut.
Stili i tij përfshin ngjyrat e ndritshme – që paraqiten në motive të ndryshme, e që janë shndërruar në atraksione turistike në vendet ku janë krijuar.
Për ju kemi përzgjedhur një galeri të punimeve të tij artistike – të cilat shpresojmë që do t’ju pëlqejnë. /NGJYRA.COM/