Sipas vlerësimit të ekspertëve, të cilët për një vit të tërë janë marrë me studimin e fakteve rreth pyjeve botërore, sot në botë ekzistojnë 3.04 bilionë drurë (vlerë numerike evropiane) ose 422 sish për kokë banori.
Për të kuptuar se për çfarë shifre bëhet fjalë, po e japim një shembull në vijim: Për të mbjellë 3 bilionë fidane – një personi të vetëm do t’i nevojiteshin plot 96.000 vjet, dhe atë, me kusht, që çdo sekondë ai të mbjellë nga një fidan, ka shpjeguar ekologu Thomas Crowther, udhëheqës i këtij studimi të realizuar nga Universiteti i Yalet.
Ky studim ka përmirësuar dukshëm vlerësimet e mëhershme paushalle (që janë bërë në bazë të imazheve satelitore) – kur mendohej se numri total i drurëve në planetin tonë ishte 400 miliardë sish, respektivisht rreth 8 herë më pak se numri total i tyre i konstatuar në studimin e ri.
Sidoqoftë, edhe pse numri total i drurëve në planetin tonë duket mbresëlënës, duhet thënë se – ai është gati dyfish më i vogël se që ishte para 12.000 vjetësh, konstatohet në këtë studim, të botuar në revistën “Nature”.
Fatkeqësisht, rreth 15 miliardë drurë priten çdo vit në botë. /NGJYRA.COM/