Me numrin gjithnjë në rritje të rrokaqiejve që po ndërtohen anëmbanë botës, listat e ndërtesave më të larta janë gjithnjë në proces të korrigjimit. Fakti i njohur botërisht është se, Burj Khalifa momentalisht është ndërtesa më e lartë në botë.
E përfunduar në vitin 2010, me 828 metra lartësi dhe 163 kate, ajo ka mposhtur të gjithë konkurrentët e saj të deritashëm.
Megjithatë, përkundër lartësisë absurde të saj, nuk është e sigurt që kjo ndërtesë do të qëndrojë edhe shumë kohë në krye të rrokaqiejve më të lartë në botë.
Prandaj, në vijim ju sjellim listën e pesë ndërtesave më të lartë të së ardhmes, që pritet të përfundojnë deri në vitin 2020.
1. Jeddah Tower– Arabi Saudite
Në momentin kur të përfundojë ndërtimi i saj, në vitin 2018, Kulla Jeddah(ose Kulla e Mbretërisë) në Arabinë Saudite, do të jetë 1,000 metra e lartë. Po, pra – 1 kilometër drejt qiellit të Arabisë Saudite, ndërsa ndërtimi i saj do të kushtojë 1.23 miliardë dollarë.
2. Suzhou Zhongnan Center– Kinë
Ndërtimi i këtij rrokaqielli ka filluar në vitin 2014, ndërsa pritet të përfundojë në vitin 2020. Me 729 metra, kjo do të jetë ndërtesa më e lartë në Kinë, ndërsa kostoja e ndërtimin të saj kapë shumën prej 4.46 miliardë dollarë.
3. Wuhan Greenland Center – Kinë
Kjo ndërtesë afariste, me dizajn unikat të dredhur, do të jetë e lartë 636 metra, ndërsa ndërtimi i saj pritet të përfundojë në vitin 2017. E gjithë struktura e saj do të mbulohet me qelq, që do t’i japë asaj pamjen edhe më unikate të luksit.
4. Ping An Finance Center– Kinë
Kur të përfundojë, Ping An Finance Center do të jetë një ndërtesë financiare 115 katëshe, e lartë 599 metra. E projektuar nga dizajneri i famshëm Kohn Pedersen Fox, Ping An në Shenzhen të Kinës, pritet të përfundojë këtë vit.
5. Central Park Tower – SHBA
Central Park Tower, po ashtu e njohur dhe si “Kulla Nordstrom” është projektuar nga kompania “Adrian Smith + Gordon Gill Architecture”, ekip i njëjtë që ka projektuar edhe Burj Khalifan në Dubai. Në vitin 2019, kur të përfundojë ndërtimi i saj, me 547 metra lartësi, ajo do të bëhet jo vetëm ndërtesa më e lartë në SHBA, por dhe në gjithë hemisferën perëndimore. /NGJYRA.COM/