Kuşköy, fshati ku banorët që 400 vjet komunikojnë përmes fishkëllimës

Shumë kohë para se të kishin energjinë elektrike në fshat, banorët e fshatit turk Kuşköy, kishin krijuar një mënyrë brilante dhe të thjeshtë të komunikimit në distanca të largëta – fishkëllimën.

Ata këtë mënyrë të komunikimit e quajnë “gjuha e zogjve” (kuș dili), por dhe vetë emri i fshatit të tyre Kuşköy, që ndodhet afër Detit të Zi, do të thotë “fshati i zogjve”.

Ky mjet mahnitës i komunikimit ishte krijuar 400 vjet më parë.

Pasi që fshati ndodhet në një terren shumë të papërshtatshëm, bartja e porosive deri të fshatarët tjerë kishte qenë një sfidë në vete.

Kuskoy fishk 00003

Mu për këtë shkak, fshatarët kishin ndjerë nevojën për një mënyrë alternative të komunikimit, që do të ishte një mënyrë më e lehtë se shpenzimi i energjisë në ecje apo dhe bërtimë.

Të inspiruar nga këngët e zogjve, ata kishin filluar të fishkëllënin rrokjet e fjalëve turke.

Në këtë mënyrë ata kishin filluar komunikimin; me anë të fishkëllimës ata e njoftonin njëri-tjetrin për arritjen e mysafirëve, kërkonin ndihmë, apo dhe përcillnin një ftesë për çaj.

Me kalimin e viteve, gjuha fishkëlluese e fshatarëve u zhvillua aq shumë, sa që, ata filluan të realizojnë dhe fjali të përbëra me anë të fishkëllimës – a madje dhe të bëjnë biseda përmes fishkëllimës.

Pasi që fishkëllima dëgjohet vetëm deri në 1 kilometër, nëse një person ndodhej më larg se kjo distancë, atëherë gjendej dikush ndërmjet nga fshatarët, i cili do ta përcillte porosinë tutje, deri të pranuesi i saj.

Energjia elektrike ka arritur në Kuşköy në vitin 1986, ndërsa në atë kohë të rinjtë veçmë kishin filluar të braktisnin fshatin drejt qyteteve më të mëdha, në kërkim të një jete më të mirë.

Sot, ndërkaq, në këtë fshat kryesisht jetojnë njerëzit e moshuar, ndërsa telefonat celularë dhe mjetet tjera të thjeshta të komunikimit, kanë bërë që gjuha e zogjve gradualisht të venitet.

Kuskoy fishk 00004

Megjithatë, fshatarët ende nuk po heqin dorë prej saj. Ata çdo vit organizojnë një festival që promovon gjuhën e fishkëllimës – dhe në këtë mënyrë, përpiqen që këtë gjuhë të përcjellin edhe te gjeneratat më të reja – si dhe të zhvillojnë turizmin, që sjellë të ardhura të konsiderushme në këtë fshat të varfër.

Gjatë çdo festivali të fishkëllimës, mbahen dhe garat, ku pjesëmarrësit përcjellin porositë drejt jurisë, që ndodhet në anën tjetër të kodrës së fshatit.

Këtë mënyrë unikate të komunikimit mund ta shihni dhe në videon që shoqëron këtë shkrim. /NGJYRA.COM/ Foto: turkeyetc

Kuskoy-fishk-00001

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply