Librat janë gjësende të bukura, por nganjëherë, objektet ku ato mbahen janë më magjepsëse se dhe vetë librat. Një rast i tillë është dhe “Libraria Lello” (The Livraria Lello).
Kjo kryvepër e artit modern gjendet në qendër të Portos, në Portugali, dhe ka një interier të mahnitshëm neo-gotik që magjepsë vizitorët.
Në qendër të librarisë ndodhen shkallët e bukura lakore që dominojnë gjithë hapësirën, ndërsa tavani i saj është i zbukuruar me qelq gjithë ngjyra.
Kjo librari është dizajnuar në vitin 1906 nga inxhinieri Francisco Xavier Esteves– shkallët e të cilit edhe sot mahnisin arkitektët dhe dizajnerët botëror.
Kjo ndërtesë në fakt, është libraria e dytë më e vjetër në Portugali, ndërsa shpesh është zgjedhur si një prej tri librarive më të bukura në botë. /NGJYRA.COM/