Fotografi amerikan, Peter Menzel, ka udhëtuar në shumë vende të botës, për të studiuar dhe dokumentuar nëpërmjet fotografive, se çfarë hanë njerëzit e thjeshtë në ato vende.
Ai ka publikuar shumë fotografi të përzgjedhura në librin e tij, “What I Eat: Around the World in 80 Diets” (Çfarë ha: Përreth botës në 80 dieta).
Profesionet e ndryshme, zakonet, kulturat dhe standardi jetësor i njerëzve nga të katër anët e planetin janë prezantuar në këtë libër – ndërsa, kur t’i shihni këto imazhe, do të kuptoni fare mirë se sa ndryshon stili i jetesës dhe sa të ndryshëm apo sa të ngjashëm janë njerëzit në botë.
Në vijim ju sjellim disa fotografi mbresëlënëse që ilustojnë librin e Menzelit, ku secili imazh tregon ushqimin që e ha një person – me profesion të caktuar dhe nga një vend i caktuar – gjatë një dite të vetme. /NGJYRA.COM/
Saleh Abdul Fadlallah, shitës i deveve nga Kajro, Egjipt. Ai ha 3,200 kalori në ditë.
Robina Weiser-Linnartz, pastiçiere nga Cologne, Gjermani. 3,700 kalori në ditë.
Conrad Tolby, shofer kamioni nga SHBA-të. 5,400 kalori në ditë.
Jill McTighe, mësuese-asistente nga Londra, Britani e Madhe. 12,300 kalori në ditë.
Saada Haidar (majtas), amvise nga Sanaa, Jemen. 2,700 kalori në ditë. Kryemurgu (djathtas) i një manastiri tibetian, 4,900 kalori në ditë.
Takeshi Masato, mundës sumo nga Nagoya, Japoni. 3,500 kalori në ditë.
Katherine Navas, studente nga Caracas, Venezuelë. 4,000 kalori në ditë.
Mariel Booth (majtas), modele dhe studente nga New Yorku. 2,400 kalori në ditë. Sitarani Tyaagi (djathtas), një klerik asket nga Ujjain, Indi. 1,000 kalori në ditë.
Zu Zhipeng, një punëtor i pavarur i grafikës kompjuterike. 1,600 kalori në ditë.
Noolkisaruni Tarakuai, gruaja e tretë nga katër gratë e udhëheqësit Maasai. 800 kalori në ditë.
Lan Guihua, një fermere e divorcuar nga fshati Ganjiagou, Provinca Sichuan, Kinë. 1,900 kalori në ditë.
Oswaldo Gutierrez, një punëtor i platformës së naftës nga Venezuela (majtas). 6,000 kalori në ditë. Bruce Hopkins (djathtas), kujdestar plazhi nga Sidnei, Australi. 3,700 kalori në ditë.
Willie Ishulutak, një skulptor Innuit nga Iqaluit, Kanada. 4,700 kalori në ditë.
Oscar Higares, toreador nga Miraflores De La Sierra, Spanjë. 4,200 kalori në ditë.