Gjatë vitit që po e lëmë pas kemi qenë dëshmitarë të realizmit të disa prej objekteve më të mahnitshme të arkitekturës moderne, në vende të ndryshme të botës. Një i objekt i tillë është dhe Kulla Gensler’s në Shanghai, që është ndërtesa e dytë më e lartë në botë.
Nëse nuk keni pasur rastin të udhëtoni nëpër botë dhe t’i shihni këto ndërtesa të realizuara, atëherë, ato mund t’i keni parë në pavijonet e ekspozimit, siç është Milan World Expo.
Sidoqoftë, ambiciet e projektuesve dhe dizajnerëve nuk janë zvogëluar fare, andaj edhe në vitin 2016 pritet të shohim përfundimin e disa prej godinave më madhështore që njeh historia e projektimit dhe ndërtimit.
Në vijim ju sjellim 10 objektet më të bukura që do të ndërtohen gjatë vitit 2016 (dhe projektuesit e tyre), të përzgjedhur Architizer. /NGJYRA.COM/
Tate Modern – Herzog dhe de Meuron– Londër, Mbretëri e Bashkuar
Qendra Kombëtare Kanadeze e Muzikës – Allied Works Architecture– Calgary, Kanadë
520 West 28th Street – Zaha Hadid Architects – New York, SHBA
Lotte World Tower – Kohn Pedersen Fox Associates – Seul, Korea Jugore
Muzeu Kombëtar i Historisë Afrikano Amerikane – Adjaye Associates – Washington, D.C., SHBA
Muzeu i Ekspansionit të Artit Modern – Snøhetta – San Francisco, SHBA
Qendra e Arteve Faena– OMA – Miami, SHBA
Selia qendore Apple – Foster + Partners – Cupertino, Kaliforni, SHBA
Muzeu i Artit të Amerikës Latine (LAAM) – FR-EE – Miami, SHBA
Muzeu Kombëtar i Katarit – Ateliers Jean Nouvel – Doha, Katar