Shumica e femrave këmbët i konsiderojnë si pjesën më joshëse të trupit të tyre. Por, jo dhe 23-vjeçarja Kanya Sesser, një modele e jashtëzakonshme e rrobave intime femërore.
Kanya ka lindur pa këmbë, ishte braktisur kur i kishte mbushur vetëm 1 javë, ndërsa është rritur në shtëpinë e adoptuesit. Dhe, të gjitha këto probleme, nuk e kanë shuar ëndrrën e saj, që një ditë, ajo të bëhej dikushi në jetë.
Ambicia e saj për të qenë e suksesshme, ka bërë që Kanya t’i përballojë të gjitha sfidat me sukses, ndërsa sot, ajo fiton mesatarisht 1000 dollarë në ditë si modele rrobash të brendshme.
Kanya po i thyen barrierat e modelimit, duke i treguar botës se – edhe pse është ndryshe nga femrat tjera – ajo mund të jetë një femër seksi.
Duke punuar si modele, ajo po i sfidon standardet tadicionale të bukurisë, dhe shpreson që mund të provojë se – të jesh ndryshe, do të thotë edhe të jesh seksi.
Nuk ka shpjegim mjekësor për gjendjen e Kanyas, por besohet se ajo vuan nga një sëmundje e quajtur “Amelia” – që manifestohet me mungesën totale të formimit të gjymtyrëve të trupit, në fazën e zhvillimit si fetus.
Që nga mosha e re, vajza nga Kalifornia ishte e përkushtuar që të tejkalonte pengesën e quajtur aftësi e kufizuar fizike. Ajo filloi të merrej me modelimin e rrobave sportive, qysh në moshën 15-vjeçare.
Pasi kishte pozuar për një mori kompanish që shisnin produkte outlet dhe ishte paraqitur si modele për pajisjet sportive, Billabong— kjo bukuroshe shumë shpejt ishte vërejtur nga brendet e njohura të rrobave të brendshme dhe bikinive.
Sot ndërkaq, Kanya i kombinon për mrekulli – karrierën e modelimit, fjalimet motivuese, dhe dashurinë e saj për sportin. Momentalisht, ajo është duke u stërvitur për të marrë pjesë në Paraolimpiadën Dimërore 2018, në Korenë Jugore.
Kanya jeton në Los Angeles, ndërsa i pëlqen të fitojë para si person ndryshe, sepse – siç shprehet ajo – “ndjehet seksi”. “Nuk më duhen këmbët që të ndihem seksi”, thotë ajo. “Jam shumë e sinqertë dhe jam reale – dhe kurrë nuk do të sillesha ndryshe me dikë. Kjo jam unë”.
Kanya ishte adoptuar nga një jetimore në Tajlandë, kur ishte në moshën 5 vjeçare. Atë e adoptoi një familje nga Portlandi i SHBA-ve. Në vend të karrocës së invalidëve ajo përdori skejtbordin për të lëvizur – dhe kështu është mësuar të ecën me duart e saj.
Për punën që bën, ajo ka mbështetjen e madhe nga i dashuri i saj Brian, ndërsa së fundi është duke punuar në përfundimin e librit për jetën e saj të pabesueshme – që pritet të dalë nga botimi në vitin 2016.
Me një fjalë – Kanya është shembulli më i mirë në botë – se, me vullnet, çdo gjë mund të arrihet në jetë. /NGJYRA.COM/