Një aeroplanmbajtëse më e fuqishme se 70% e ushtrive të botës

Fuqia e një shteti matet më fuqinë e tij ushtarake – fuqia ushtarake ndërkaq, (përpos armëve bërthamore) më së shumti matet me forcën ajrore që posedon ai shtet. Andaj, nuk është vështirë të dihet se cilat janë sot shtetet më të fuqishme në botë…

Megjithatë, nga rreth 200 shtete sa janë në botë (193 të pranuara në OKB), për shkak të kostos së lartë ekonomike, jo të gjitha ato mund të mburren me forcën e tyre ajrore.

Sido që të jetë, një shtet në botë prinë në fushën e aviacionit ushtarak – dhe sigurisht e dini se për kë bëhet fjalë – për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

USS John C Stennis 003

Krahas numrit më të madh të aeroplanëve ushtarakë në botë, teknologjisë më të sofistikuar ajrore dhe kundërajërore, SHBA-të janë të pakonkurrencë edhe kur bëhet fjalë për aeroplanmbajtëset.

Mjafton të themi që, vetëm një aeroplanmbajtëse e SHBA-ve, nga 10 të tilla, e quajtur, USS John C Stennis, posedon forcën më të madhe ajrore se 70% e ushtrive tjera të botës.

Aeroplanmbajtëset e tilla iu mundësojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës të dominojnë përballë armikut.

USS John C Stennis 015

Aeroplanmbajtësja e flotës luftarake-detare amerikane (US Navy) – USS John C Stennis, ka një ekuipazh prej mbi 6,000 personash, marinarë, pilotë dhe pjesëtarë të tjerë të stafit. Ajo është e gjatë 333 metra, peshon mbi 100.000 tonë, ndërsa bartë mbi supe 80 aeroplanë ushtarakë të teknologjisë së fundit.

Dy reaktorët nuklearë të saj ndërkaq, prodhojnë energji elektrike që do të ishte e mjaftueshme për furnizimin e dy qytete të vogla.

USS John C Stennis mund të lundrojë me shpejtësi prej 56 km në orë, ndërsa energjia e siguruar nga reaktorët nuklearë i mundëson asaj të qëndrojë në ujërat botërore edhe përgjatë 22 viteve të ardhshme.

Kjo luftanije, vetëm në kuvertën e së cilës janë të angazhuar 200-400 pjesëtarë ushtarakë – mund të lansojë 20 aeroplanë brenda një ore, mund të godasë aeroplanët kundërshtarë, ndërsa është e pajisur me sistemet më të sofistikuara të radarëve.

Prodhimi i kësaj aeroplanmbajtëse, që ka nisur misionet e saj në vitin 1995, ka kushtuar hiç më pak se 4.5 miliardë dollarë.

USS John C Stennis dhe luftanijet tjera amerikane, pas disa vjetësh do të shoqërohen në ujërat botërore nga një tjetër aeroplanmbajtëse e mahnitshme, “Gerald R. Ford”, po ashtu pjesë e flotës luftarake-detare amerikane.

USS-John-C-Stennis-007

Ndërtimi i kësaj luftanije – që disa e përshkruajnë si anija më e përparuar teknikisht në botë ose dhe si arritja më e madhe inxhinierike – nisi qysh më 11 gusht 2005. Sipas planit, ajo pritet t’i bashkëngjitet Marinës Luftarake Amerikane në mars 2016, me detyrën e parë në vitin 2019. /NGJYRA.COM/

USS John C Stennis 014 090526-N-9928E-157 USS John C Stennis 002 121109-N-HV737-056 USS John C Stennis 005 USS John C Stennis 017 USS John C Stennis 016 USS John C Stennis 013

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply