Një studim interesant për religjionet është realizuar nga qendra “Pew Research Center”, i cili bazohet në faktorët demografik të 198 vendeve të botës – ku përfshihen nataliteti, mosha dhe jetëgjatësia. Në vijim ju sjellim 5 konkluzione që janë nxjerrë nga ky studim…
1. Deri në vitin 2050 grupi i të krishterëve do të jetë më i madhi në botë
Edhe pse numri i muslimanëve do të shtohet dukshëm, popullata e krishterë, në nivel global, do të jetë stabile gjatë 35 viteve të ardhshme. Nëse vazhdon trendi i tashëm, deri në vitin 2070, islami do të bëhet religjioni më i përhapur në botë.
2. Më shumë të krishterë do të jetojnë në Afrikën Subsahariane
Kjo do të ndodhë për shkak se numri i të krishterëve në Evropë do të zvogëlohet.
3. Ateizmi është në rritje në Perëndim, por dhe në pjesën tjetër të botës
Kryesisht falë popullatës në plakje dhe zvogëlimit të shkallës së fertilitetit në Japoni dhe Kinë.
4. Krishtërimi do të “zvogëlohet” në SHBA
Edhe pse numri i tërësishëm i tyre do të rritet, deri në vitin 2050, gati dy të tretat e amerikanëve do të jenë të krishterë, për dallim nga tri të katërtat që ishin në vitin 2010.
Po ashtu, gjatë 25 viteve të ardhshme, islami do të zëvëndësojë judaizmin, dhe do të bëhet religjioni më i përhapur në botë (edhe pse rritja më e madhe do të ndodhë në mesin e ateistëve).
5. Deri në vitin 2050 krishtërimi do të jetë religjioni pakicë në Britani të Madhe
Arsye për këtë është fakti se – edhe më shumë njerëz do të heqin dorë nga religjioni. /NGJYRA.COM/