Puthjet janë momentet më të bukura në jetën e secilit person. Megjithatë, kur themi puthja – gati çdoherë i kemi në mendje qeniet njerëzore. Por, çfarë të themi për kafshët?
Edhe kafshët sikurse njerëzit pëlqejnë të puthen. Madje, kafshët, për dallim prej njerëzve, nuk kanë ndonjë kohë të caktuar kur e shprehin këtë mënyrë të sjelljes.
Çudia bëhet edhe më e madhe kur shohim specie të ndryshme të kafshëve derisa puthen mes tyre.
Sipas studiuesve të kafshëve, këto krijesa dinë të përçojnë dashurinë, paqen, miqësinë dhe të tregojnë ndjenjat nëpërmjet puthjeve, madje më mirë se dhe vetë njerëzit.
Sido që të jetë – një gjë duhet pranuar – puthjet e tyre duken vërtetë simpatike, siç dhe mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/