Një miliardë e 200 milionë banorë, 29 shtete federale, shtatë territore unioni, gjuhë dhe kultura të panumërta, janë vetëm disa nga karakteristikat e shtetit më multi-etnik në botë, Indisë.
Shteti i shtatë më i madh në botë për nga sipërfaqja është parajsë e vërtetë për turistët. Ai ofron objekte të panumërta të trashëgimisë arkitektonike por dhe festivale e rite nga më të çuditshmet në botë.
Magjia e nënkontinentit të Indisë qëndron dhe në kontrastet natyrore që mund të shihen në çdo cep të këtij vendi – që nga shkretëtira Rajasthani, moçalet Kerala, e deri të malet e Himalajeve.
Brenda Indisë do të gjeni një superfuqi botërore, por njëkohësisht, dhe një vend përplot krahina të varfëra, madje dhe të prapambetura. Sidoqoftë, të gjitha këto e bëjnë këtë vend edhe më interesant për t’u vizituar.
Disa nga magjitë e Indisë do t’i sjellim në një galeri të fotografive të përzgjedhura për ju. /NGJYRA.COM/