Kompania “Nico van der Meulen Architects” ka realizuar një projekt mahnitës të një shtëpie në Johannesburg, në Afrikë të Jugut. Shtëpia e quajtur, “Kloof road house”, është konceptuar si një shtëpi familjare, që ofron mjedis të këndshëm për jetesë, si brenda, ashtu dhe jashtë saj.
Plani i kësaj shtëpie, me sipërfaqe prej 1,100 m2, ofron vizitura të bukura drejt natyrës dhe oborrit qendror – ku kanë dalje të gjitha dhomat e saj.
Shtëpia duket si një skulpturë moderne, dizajni i së cilës dominohet nga çeliku, qelqi dhe betoni.
Ngjyra e zezë e fasadës dhe këndet e përthyera ndërkaq, eliminojnë hijet – ndërsa dritat e vendosura me plan – theksojnë pjesët më të bukura të shtëpisë, siç janë dhomat me dy nivele, shkallët, si dhe pishinën që gjendet në oborrin qendror.
Mobilimi i shtëpisë po ashtu është bërë me shije të hollë për t’u përshtatur me interierin modern të saj. /NGJYRA.COM/