Të dhënat statistikore të cilat do t’ju befasojnë!

Sa u besojmë statistikave? A duhet marrë statistikat ashtu siç na servohen? E vërteta është diku në mes, mirëpo po ju sjellin 14 të dhëna statistikore të cilat do të dëshironit të ishin të pavërteta.

Të dhënat statistikore na ndihmojnë në shumë raste, mirëpo kur janë negative, do të dëshironim thjesht që të mos të mos

Ja 14 të dhënave statistikore, për të cilat shumica më me dëshirë nuk donin t’i dëgjonin. T’ia fillojmë nga e fundit drejt së parës.

14. Nga viti 1989, 303 kriminelë të dënuar janë liruar nga akuzat në bazë të dëshmive të ADN-së. 18 nga ata 303 kanë qenë të dënuar me vdekje. 25 për qind e atyre ish të burgosurve kanë pranuar krimin, ndërsa 28 për qind e kanë pranuar edhe fajin.

13. Parallogaria me të cilën reveri Curiosity i NASA-s është dërguar në Mars, është më e vogël se shpenzimet për ushtrinë e tërë botës në kohëzgjatje për vetëm 13 orë!

12. Në SHBA në çdo moment, në rrugë drejtojnë vetura madje dy milionë shoferë të paaftë.

11. Shansi juaj që të humbni jetën në fatkeqësi ajrore është 1:2.067.000. Shansi që të humbni jetën nga rrëzimi nga krevati është 1:423.548.

statistikore1

10. Studimet tregojnë se si 80 për qind e të gjithë personave të rritur seksualisht aktivë do të infektohen me ndonjë formë të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, edhe pse shumica këtë nuk do ta vërejnë, sepse 80 për qind e atyre të cilët infektohem me sëmundje të tilla, nuk shfaqin kurrfarë simptomash dhe nuk janë të vetëdijshëm që kanë ndonjërën nga ato sëmundje.

9. Në zorrët e njeriut gjenden 10 herë më shumë qeliza bakteresh, sesa ka trupi i njeriut qeliza. Çështja është se qelizat e baktereve janë dukshëm më të vogla se qelizat njerëzore.

8. Njeriu mesatarisht në jetë kalon së paku 5 vjet duke qëndruar në radhë.

7. Çdo vit në oqeanet e botës hidhen tri herë më shumë mbeturina, sesa që peshkohet.

6. 90 për qind e mishit të derrit dhe të viçit përmban baktere fekale…

5. Njëri nga tre meshkujt nuk i lan duart pas kryerjes së nevojës.

4. Diku në moshën 20 vjeçare, rreth 25  për qind e njerëzve kanë thërija në qerpikë. Ato janë krijesa tepër të vogla me këmbë shumë të shkurtra, me thonj të ashpër dhe gojë të mprehtë. Në moshën 90-vjeçare e më shumë, shanset që njeriu të ketë thërija janë 100 për qind. Pra, ose tashmë i keni, apo do t’i keni.

3. Çdo minutë, njeriu i peshës 70 kg stis 14.600 gamë ajër për shkak të kaliumit radioaktiv.

2. Në moshën prej vetëm katër vjetësh, fëmija në familjen me arsimim të lartë, ka dëgjuar 20 milionë e më shumë fjalë se fëmija në familjen e klasës së mesme, por rreth 35 milionë e më shumë fjalë sesa fëmija i moshës së njëjtë i rritur në familjen e cila jeton nga ndihma sociale.

1. Së paku 43 për qind e pilotëve pranojnë se kanë fjetur gjatë pilotimit. 33 për qind e pilotëve të tillë thonë se si pasi që janë zgjuar, e vërejnë që edhe bashkëpiloti gjithashtu ka fjetur. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply