Qyteti Colmar, në Alsace të Francës, nga shumëkush cilësohet si një prej qyteteve më të bukura në botë. I themeluar nga Karli i Madh, në vitin 884, sot ky qytet njihet si vatra e verërave të bardha cilësore.
Colmar po ashtu njihet dhe për kanalet e ngushta, nëpër të cilat lundrojnë varkat, shtëpitë e vjetra, si dhe tregun e vjetër, që ndodhet pranë sheshit “Petite Venice”.
Qyteti thuhet se nuk ka ndryshuar shumë që nga koha e Mesjetës, ndërsa ekziston dhe një legjendë që thotë se – gjatë Luftës II Botërore, ky qytet ishte kursyer nga bombardimi, mu për shkak të bukurisë së tij.
Në vijim ju sjellim një fotogaleri të këtij qyteti – ndërsa, ju mund të vlerësoni nëse ai vërtetë e meriton epitetin e një prej qyteteve më të bukura në botë. /NGJYRA.COM/