Ekziston një bindje e përgjithshme që macet e urrejnë ujin. Megjithatë, këtë konstatim nuk duhet marrë si të mirëqenë, sepse ka mace që vërtetë kënaqen kur pastrohen apo dhe kur luajnë me ujin.
Andaj, duhet hequr dorë bindja, respektivisht miti, që këto kafshë shtëpiake e urrejnë ujin dhe që nuk do të mund t’i bindim të bëjnë banjë.
Sidoqoftë, uji mund t’u dëmtojë qimet maceve apo mund t’u shkaktojë atyre dhe infeksione në veshë, nëse ato nuk janë të kujdesshme. Megjithatë, macet që do t’i prezantojmë në vijim nuk brengosen fare për këtë fakt – madje, ato kënaqen me ujin. /NGJYRA.COM/