Kur uji rrjedhë mbi gurë dhe shkëmbinj ata bëhen shumë të rreshqitshëm, por ujëvara Bua Tong, në Tajvan, bën përjashtim nga ky rregull. Kjo ujëvarë e mahnitshme rrjedhë nëpër gurët bulbor gëlqeror, ndërsa krijon një peizazh vërtetë mbresëlënës.
Për dallim nga shumica e ujëvarave dhe lumenjve – gurët, mbi të cilët rrjedhë uji i Bua Tongut, nuk kanë alga e as zhul fare. Në fakt, ata krijojnë një forcë tërheqëse, që iu mundëson njerëzve të ecën nëpër rrjedhen e saj.
Krahas këtij fenomeni unikat, kjo ujëvarë ofron dhe një peizazh të mahnitshëm, andaj dhe është shndërruar në magnet për turistët.
Në vijim ju sjellim një fotogaleri të kësaj ujëvare që ndryshe quhet dhe ujëvara ngjitëse. /NGJYRA.COM/