Morgan Davidson, një 22-vjeçare nga kolegji Ringling, në SHBA, është artiste jashtëzakonisht e talentuar. Duke shfrytëzuar vetëm ngjyrat e drurit ajo ka krijuar piktura të bukura dhe të papërsëritshme.
Morgan vizatimin e ka pasion, ndërsa veprat e saj kryesisht prekin temat që lidhen me natyrën, modën por dhe portretet.
Po ashtu, ajo është e veçantë në stilin e saj. Përderisa pikturat e shumicës së artistëve që punojnë me ngjyra lapsi apo vetëm me laps dominohen nga ngjyrat e errëta – veprat e Morganit janë përplot kolorit, andaj janë më realiste, interesante dhe mbresëlënëse.
Në vijim ju sjellim disa vepra të bukura të krijuara nga Morgan. /NGJYRA.COM/