Për këngëtaret e famshme botërore milionat e dollarëve janë shndërruar në përvitshmëri. Çështja është vetëm se – cila prej tyre ka dalë më e suksesshme në inkasimin e këtyre milionëve?
Mos u brengosni, sepse edhe këtë gjë e dijmë fare mirë, falë punës së palodhshme të punëtorëve të Forbes-it.
Sipas Forbesit, këngëtarja që ka fituar më së paku para nga 10 më të paguara gjatë vitit 2015, ka shtuar pasurinë e saj për hiç më pak se 26 milionë dollarë.
Dhe, nëse shuma prej afër 30 milionë dollarëve është më e vogla, atëherë, sa është shuma më e madhe që ka fituar ndonjë këngëtare gjatë vitit që po e lëmë pas? Këtë gjë do ta kuptoni nga top lista që po ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/
10. Rihanna: 26 milionë dollarë
9. Mariah Carey: 27 milionë $
8. Miranda Lambert: 28.5 milionë $
7. Jennifer Lopez: 28.5 milionë $
6. Britney Spears: 31 milionë $
5. Beyonce: 54.5 milionë $
4. Lady Gaga: 59 milionë $
3. Fleetwood Mac: 59.5 milionë $
2. Taylor Swift: 80 milionë $
1. Katy Perry: 135 milionë $