Pas sulmit terrorist që ndodhi gjatë fundjavës në Francë ku mbetën të vrarë 130 persona, bota është solidarizuar me Parisin. Krahas marsheve të solidaritetit të organizuar nga qytetarët, me ngjyrat e flamurit francez janë ndriçuar objektet më të famshme të metropoleve botërore. Njëjtë është vepruar edhe në Prishtinë e Tiranë. Nga ana tjetër, liderët botëror kanë premtuar se nuk do të zmbrapsen para terroristëve.