Anëtarët e organizatës së çiklistëve të Holandës, Mijl Van Mares Werkploeg, janë shpërblyer me diplomën e Librit të rekordeve botërore – Guinness, sepse kanë ndërtuar biçikletën më të gjatë në botë.
Biçikleta ka përmasa gjigante, ajo është e gjatë 35.79 metra. Ndërkaq, për ndërtimin e saj janë përdorur profile të aluminit, ku sfidë kryesore ishte që konstruksioni i biçikletës të ishte i qëndrueshëm gjatë ngasjes në rrugë.
Kjo biçikletë është krejtësisht operacionale, pra e përdorshme, por për ngasjen e saj nevojitën dy persona – njëri përgjegjës për pedalim, ndërkaq tjetri për timon, respektivisht për drejtimin e saj. /NGJYRA.COM/