Një banor i kryeqytetit të Japonisë, Tokios, është bërë goxha interesant për banorët dhe vizitorët kurreshtarë. Ai shndërrohet në atraksion të vërtetë sa herë që del në rrugët e Tokios, sepse me vete nxjerr në shëtitje një breshkë të madhe.
Personi që – gjykuar nga veshja – duket një zotëri i vërtetë, është 62-vjeçari Hisao Mitan, pronar i një kompanie të funeraleve. Megjithatë, famën e tanishme që ai e gëzon, vjen nga manari i tij – breshka.
Breshka thuhet se është marrë diku në jug të shkretëtirës së Saharasë, mirëpo duket sikur është mësuar goxha mirë me jetën në mentropolin e zhurmshëm të Tokios, respektivisht në lagjen Tsukishima. /NGJYRA.COM/