Bolwoningen, shtëpitë sferike në Holandë

Bolwoningen, ose shtëpitë sferike, janë ndërtuar në vitin 1984 në kryeqendrën e provincës holandeze Brabanti Verior, në Hertogenbosch. Ato janë ndërtuar sipas idesë eksperimentale të arkitektit Dries Kreijkamp.

Edhe pse të vjetra mbi 30 vjet, shtëpitë janë ende të banuara dhe paraqesin një atraksion interesant arkitektonik.

Dizajni i tyre i pazakonshëm kishte për qëllim që banorët të përshtateshin sa më mirë në një ambient natyral me objekte sferike, me dritare po ashtu sferike – që ofronjnë pamje interesante në fqinjësi.

Bolwoningen-15

Edhe pse diametri i këtyre shtëpive është vetëm 5.5 metra, brenda secilës shtëpi ndodhen dy dhoma gjumi, banja, kuzhina dhe qëndrimi ditor.

Dhomat e gjumit gjenden në njërin kat, në katin tjetër ndërkaq, gjenden kuzhina dhe banja, ndërsa në nënkulm qëndrimi ditor – i cili ofron pamje në paizazhin që i rrethon këto shtëpi. /NGJYRA.COM/

Bolwoningen-1 Bolwoningen-5 Bolwoningen-4 Bolwoningen-6 Bolwoningen-9 KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA Bolwoningen-12 Bolwoningen-10 Bolwoningen-8 Bolwoningen-3 Bolwoningen-2 Bolwoningen-7 Bolwoningen-17 Bolwoningen-16 Bolwoningen-14

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply