Liebherr T 282B është njëri prej kamionëve më të medhënj në botë që shfrytëzohet për ngarkesë. Ky kamion është prodhuar nga kompania gjermane “Liebherr …”, ndërsa mund të bartë dhe shkarkojë peshën prej 400 tonësh.
Kjo bishë në mesin e mjeteve motorike që përdoret për transportin e xeheve dhe në ndërtimtari të lartë, është e gjatë 14.5 metra, e gjerë 8.7 m, dhe e lartë 7.4 metra, ndërsa peshon 600 tonë.
Kamioni Liebherr T 282B ka motor dizël me 3,650 kuaj fuqi, rezervuari i tij zë 4,730 litra naftë, ndërsa i nevojiten dhe 570 litra vaj për punën e frenave dhe timonit.
Për herë të parë në publik është prezantuar në vitin 2004, ndërkaq deri në vitin 2008 ishte kamioni i vetëm në botë që mund të bartte peshën prej 400 tonësh.
Së fundi, Liebherr T 282B i janë shtuar dhe disa konkurrentë tjerë për bartjen e ngarkesave, siç janë: Bucyrus MT6300AC prodhuar në SHBA (400 tonë), Caterpillar 797F po ashtu prodhuar në SHBA (400 tonë) dhe BelAZ 75710 i prodhuar në Bjellorusi (për të cilin thuhet se mund të bartë ngarkesë 450-500 tonëshe). /NGJYRA.COM/