Shërojeni vetveten

Ekziston një metodë mjekësore që mund të na ndihmojë t’i përballojmë shumë më lehtë dhimbjet e trupit. Metoda është fare e thjeshtë, e lirë, dhe nganjëherë mund të bëjë dhe mrekullira. Njihuni me bioterapinë dhe metodat si praktikohet ajo…

Bioterapia bën pjesë në metodat më të natyrshme të shërimit, konstatojnë bioenergjetikët e tërë botës, sepse shërimi aplikohet me ndihmën e energjisë personale të pacientit. Ky është një trajtim stimulues i cili ka për qëllim të kthejë aftësinë e organizmit që të luftojë sëmundjen.

Bioterapia praktikohet me vendosjen e dorës në pjesën e caktuar të trupit, përkatësisht shtesën e energjisë, me pastrimin dhe balancimin e fushës energjike, gjë që rezulton me punën më të mirë të të gjitha organeve.

Si formë e shërimit mund të ndihmojë te shumë sëmundje, ndonëse rezultate më të mira jep kur është fjala për problemet me imunitetin, qarkullimin, frymëmarrjen, si edhe me vështirësitë e ndryshme psikike (frika, depresioni, tendosja nervore dhe disbalanca).

bioterapia1

Gjithashtu zbut dhimbjen fizike, aq më parë ato dhimbje që kanë karakter kronik.

Të gjithë ne jemi të ndjeshëm ndaj energjisë, e cila na rrethon, me të cilën trupi ynë fizik dhe mendor ushqehet spontanisht. Rrjedha e këtyre energjive të papara mundëson jetën në planetin tonë, mirëpo për shkaqe të ndryshme mund të ndodhë edhe bllokimi i kësaj energjie në trupin tonë, ndërkaq si rezultat është shfaqja e sëmundjes në organizëm.

Bioterapia praktikohet për të zhbllokuar këtë energji dhe për të vazhduar pa pengesa të qarkullojë nëpër trupin tonë.

Me bioterapi mund të trajtohen të gjitha sëmundjet fizike dhe psikike, pa marrë parasysh moshën e pacientëve, ndërkaq me atë rast është dëshmuar që kjo metodë askënd nuk e dëmton.

Në veprimin e vet, bioterapia nuk përdor kurrfarë shtojca dhe mjete ndihmëse, parimet e veta i mbështet në qëndrimin që trupi shëron vetveten, ndërkaq kjo e bën edhe më të sigurt. Bioterapia mund të zbatohet bashkë me terapitë e tjera dhe atëherë rezultatet e saj janë edhe më të mëdha.

Gjatë terapisë, madje edhe pas saj, janë të mundshme reaksione të caktuara, të cilat shfaqen si rezultat i shërimit intensiv. Reaksionet mund të jenë të ndryshme – ndjenja e ngrohtësisë apo e të ftohtit, rrymimi, përgjumja, lodhja, gjë që janë dëshmi që bioterapia ka sukses.

Vetë procesi i shërimit me bioterapi zgjat edhe disa javë pas përfundimit të terapisë.

bioterapia2

Procesi i shërimit varet nga shkalla e sëmundjes së pacientit, mirëpo edhe nga qëndrimi i tij ndaj teknikës së këtillë të shërimit. Pranimi i bioterapisë, besimi tek bioterapeuti dhe relaksimi gjatë terapisë –  në masë të madhe ndikojnë në suksesin dhe rezultate pozitive. Është shumë me rëndësi që të dimë se për shëndet të mirë psikofizik gjithmonë duhet të balancojmë dëshirën e mendjes, shpirtit dhe trupit.

Pra, bioterapia bën pjesë në llojin e shërimit natyror për të cilin deri tani nuk dihen efektet e padëshiruara dhe shërben si ndihmë e mjekësisë klasike. Është gjithnjë e më e sigurt që kombinimi i mençur dhe i balancuar bashkëkohor i mjekësisë alternative mund të ketë rëndësi të madhe kur është fjala për shëndetin e njerëzve. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply