Sot në internet mund të gjeni miliona fotografi të qenve dhe maceve simpatike, mirëpo ky obsesion i fotografimit të këtyre kafshëve të dashura shtëpiake nuk është i këtyre ditëve, por është i vjetër 100 vjet.
Në kohën kur mjetet moderne të përpunimit të fotografive, si Photoshopi, nuk ishin gjëkundi, fotografët duhej të mbështeteshin në diturinë e tyre, durimin, dhe ca paisje ndihmëse për të realizuar fotografi të manarëve.
Se me cfarë dashurie të madhe i kanë realizuar këto fotografi, më se miri e dëshmon puna e fotografit Harry Whittier Frees (1879 – 1953) – i cili i vishte macet dhe qentë ne rrobat që i qepte e ëma e tij – ndërsa i vendoste në “situata” të përditshme njerëzore. /NGJYRA.COM/