Përplasjet pozitë opozitë kanë traumatizuar gjatë gjithë javës qytetarët e Kosovës. Skena të dhunës u panë në Parlamentin e Kosovës dhe jashtë tij – dhe krejt kjo për shkak se palët nuk janë të gatshme të zgjedhin problemet me bisedime, por mbajnë “fuqishëm” pozicionet e tyre pro dhe kontra marrëveshjeve të arritura në bisedimet me Serbinë në fund të muajit gusht me të cilat komunave me shumicë serbe u ofrohet një shkallë e gjerë autonomie si dhe marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.