Kauai, ishulli i pabesueshëm i alpinistëve

Gjeologjikisht, Kauai është ishulli më i vjetër i Havait, që magjepsë me pamjet mahnitëse.

Me një lartësi mbidetare prej 1,598 metrash, Kawaikini është maja më e lartë në këtë ishull vullkanik, i cili është i njohur edhe si Ishulli Kopsht, për shkak të vegjetacionit të shumtë, respektivisht peizazhit të gjelbër.

Në të gjenden disa prej shtigjeve më emocionuese të ecjes në këmbë, si dhe shumë maja malesh të përshtatshme për fillestarë dhe profesionistë të alpinizmit. Përderisa, deri te Gjiganti i Fjetur është lehtë për të arritur, për shkak të terrenit të papërshtatshëm – maja Haupu vizitohet nga shumë pak aventurierë.

Kauai ishulli 002

Shtegu Kalalau në bregun dramatik Na Pali është sfidues dhe i vështirë, por është shumë piktoresk dhe të çon në luginën e mrekullueshme Kalalau, ku mund të arrihet vetëm duke ecur në këmbë ose duke lundruar.

Megjithatë, deri tek kanionet, parqet dhe plazhet e Kauait arrihet fare lehtë me makinë. /NGJYRA.COM/

Kauai ishulli 003 Kauai ishulli 001 Kauai ishulli 004 Kauai ishulli 006 Kauai ishulli 013 Kauai ishulli 012 Kauai ishulli 011 Kauai ishulli 014 Kauai ishulli 015 Kauai ishulli 016 Kauai ishulli 007 Kauai ishulli 009 Kauai ishulli 008

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply