Në jugperëndim të Kolorados, në SHBA, ndodhet në rrafshnaltë që ndërpritet nga grykat e vogla dhe të mëdha, ndërsa është e njohur për gërmadhat antike të fshatrave të shumta dhe godinave që ishin ndërtuar brenda shkëmbinjve dhe shpellave.
Mesa Verde (Tavolina e gjelbër) është trashëgimi e kulturës së indianëve Anasazi, të cilët e popullonin këtë zonë në shekullin e 6-të, ndërsa ishin zhdukur në tërësi në fund të shekullit 13 – pas thatësirave të mëdha. Ekziston dëshmia se, kjo zonë ishte braktisur në tërësi para shekullit të 15-të.
Sot, nuk dihet shumë për kulturën e anasazive, edhe pse thuhet se ajo kishte dy periudha – pasi që në këtë zonë janë gjetur dy stile të ndërtimit nga dy periudha të ndryshme kohore.
Deri vonë besohej se thatësirat e mëdha kishin zhdukur në tërësi çdo gjurmë të këtij civilizimi, mirëpo më vonë u zbulua se, kjo gjë nuk ishte e vërtetë. Anasazit nuk ishin zhdukur por, ishin zhvendosur në Arizonë dhe New Mexico-n e sotëm, ndërsa paraardhësit e tyre jetojnë aty edhe në ditët e sotme.
Kompleksi më i madh i banimit në Mesa Verde është Cliff Palace, një godinë katërkatëshe me 220 hapësira banimi, 23 të tilla nëntokësore (kivas), që shërbënin për rite të ndryshme.
E dyta për nga madhësia është Long House, një objekt brenda shkëmbinjve që mendohet se dikur ishte venbanim i rreth 150 njerëzve.
Ky është rezervati më i madh arkeologjik në SHBA, dhe një prej më të ruajturve në botë. Ai është shpallur Park Nacional në vitin 1906 nga presidenti Theodore Roosevelt – në mënyrë që, siç ishte shprehur ai, “të ruheshin veprat e njeriut”. /NGJYRA.COM/