Ujëvara Pongour, gjendet në Dalat, Vietnam. Rajoni është i njohur për peisazhet e tij romantike, luginat e shumta, burimet, liqenet dhe kodrat me pisha.
Në mesin e ujëvarave të ndryshme, padyshim se shquhet ajo Pongour, e rrethuar me një pyll të madh.
Pongour është rreth 40 metra e lartë dhe 100 metra e gjerë, ndërsa shkallët e saj të lëmuara duken si një amfiteatër natyror.
Uji i lumit fuqishëm derdhet poshtë këtyre shkallëve kaskadë, duke e mbushur ajrin me një tungull të lartë bubullues.
Bukuria e ujëvarës është poetike dhe e vlerësuar si nga vendasit ashtu dhe nga turistët./NGJYRA.COM/