I njohur si Hawa Mahal, Pallati i erës është ndërtuar në vitin 1799, si pallat i femrave, që ishte pjesë e kompleksit gjigant të pallateve në qendër të Jaipurit, në Indi, gjatë sundimit të Maharaja Sawai Pratap Singh.
Fasada e pallatit, që shihet nga rruga, dominohet nga një varg gjigant i ballkoneve, respektivisht 953 dritareve, që ishin të dedikuar për damat e pallatit mbretëror, të cilat pa u vërejtur mund të shikonin rrugën dhe kalimtarët.
Maharaxhai Sawai Pratap Singh dëshironte që damave të pallatit tu ofronte rast të shihnin jetën e përditshme në rrugë dhe tregun e Jaipurit, por njëkohësisht ato të mos shiheshin fare, sepse kjo do të përbente shkelje të rregullave fetare.
Gjatë sundimit të saj, familja mbretërore Jaipur e shfrytëzonte këtë pallat edhe për t’u fshehur nga të nxehtit përvelues gjatë sezonit veror. Fasada me dizajn të pazakontë të dritareve, ofronte ventilim të jashtëzakonshëm dhe rrymim konstant të ajrit brenda pallatit.
Ngjyra rozë e pallatit ndërkaq, është rezultat i rërës me të cilën është ndërtuar pallati, rërë e cila i jep qytetit Jaipur emrin e popullarizuar “Qyteti rozë”. /NGJYRA.COM/