Stërvitjet ushtarake kërkojnë shumë përkushtim, disiplinë, precizitet dhe kurajë – sepse që të gjitha këto mund të kërkohen edhe në fushëbeteja. Andaj, për të qenë të aftë të ballafaqohen me detyrat nga më të paimagjinueshmet që mund të kërkoj atdheu i tyre, ushtarët, sidomos ata të njësive speciale, duhet të kalojnë nëpër stërvitjet tejet të mundimshme.
Thyeja e betonit me kokë (Ushtria e Koresë Jugore)
Jo të gjithë ia dalin me sukses, sepse “ferri” nëpër të cilin kalojnë ushtarët e zgjedhur derisa të fitojnë vendin meritor në njësitë speciale, është i paimagjinueshëm – dhe vetëm më të qëndrueshmit dhe më të fortit ia dalin në fund.
Sidoqoftë, fjalët janë të tepërta derisa ekzistojnë fotografitë, prandaj, në vijim ju sjellim pamjet nga stërvitjet e disa njësive speciale më të famshme në botë. /NGJYRA.COM/
1. Të vetëqëllohesh më armë (Forcat Speciale të Rusisë)
2. Kapëcimi i rrathëve të zjarrit (Armata Popullore e Kinës)
3. Qëndrueshmëria nën ujë (Navy SEALs, SHBA)
4. Thyerja e betonit me kokë (Ushtria e Koresë Jugore)
5. Të pish gjakun e kobrës (Marinsat e SHBA-ve)
6. Balanci në mes të plumbave (Beretat e Kuqe të Bjellorusisë)
7. Kërcimi nga ajri brenda rrokaqiejve (Forcat e Mbrojtjes të Izraelit)
8. Zvarritja nëpër shkëmbinjtë e mprehtë (Marinsat e Tajvanit)
9. Kalërimi nëpër tym e mjegull (Garda e Nderit e Mbretërisë së Holandës)
10. Patatja e nxehtë, loja me granatë (Armata Popullore e Kinës)