Populli Tsaatan jeton në zonën veriore të Mongolisë, ku merret me kultivimin e drerëve veriorë. Ky popull ka prejardhje nga Republika Tuva e Rusisë, ndërsa janë ndër nomadët e fundit në botë që merren me kultivimin e drerëve veriorë.
Që mijëra vjet ky popull mbijeton falë aftësisë së tij për t’iu përshtatur kushteve ekstreme klimatike që mbizotërojnë në tajgat e Sibirit – duke u zhvendor pesë deri në dhjetë herë brenda vitit.
Drerët veriorë dhe populli Tsaatan janë të varur nga njëri-tjetri, ndërsa shumëkush konsideron se po të zhdukeshin këto kafshë do të zhdukej dhe kultura e tyre.
Drerët këtij populli i japin qumështin, djathin, mishin dhe transportin, ndërsa nga gëzofi dhe lëkura e tyre ata i punojnë veshëmbathjet dhe pajisjet e nevojshme.
Pasi që numri i drerëve veriorë po zvogëlohet nga dita në ditë, sot këtë mënyrë të jetesës nomade e ruajnë vetëm edhe 40 familje. /NGJYRA.COM/