Mendoni se jetoni në një mjedis të mbipopulluar, ku duhet të prisni në radhë të gjata, apo ku tollovia që krijohet në transport publik dhe komunikacion është e padurueshme? Prisni pak, ka dhe më keq.
Përpara se ti akuzoni autoritetet e vendit, apo dhe bashkëqytetarët tuaj, për mungesë kulture në rrugë, plazh, apo dhe në hapësirat publike në përgjithësi, shikojeni fotogalerinë që ua sjellim në vijim – për të parë se me çfarë problemesh ballafaqohen njerëzit në botë.
Fotografët e agjencisë Reuters kanë regjistruar skenat e pabesueshme të turmave të njerëzve që krijohen në pjesë të ndryshme të botës – ku vështirë është të shpëtosh pa pasoja. /NGJYRA.COM/
1. Njerëzit përpiqen ta zënë trenin e stëmbushur në Indonezi. Vështirë të kuptohet se si niset ky tren nga platforma?
2. Tifozët e flaktë të futbollit mbështesin kombëtarën e tyre në Seul, Korea e Jugut.
3. Shpëtimi nga vera e nxehtë në Suining të Kinës.
4. Njerëzit kalojnë urën “Tai Ping”, në Jushui të Kinës, duke besuar se ky veprim do t’u sjellë fat në të ardhmen.
5. Të punësuarit në kompaninë e sigurimeve “Lloyds of London”, gjatë ceremonisë Dita e Kujtimit, në Londër.
6. Besimtarët hindu gjatë spërkatjes më ujin e shenjtë, në Ahmedabad.
7. Një ndeshje boksi në SHBA.
8. Një terminal në Pekin, Kinë.
9. Ta zësh trenin e fundit, në Dhaka, Bangladesh.
10. Drejt provimit pranues, Wuhan, Kinë.
11. Në stacionin e trenit në Manila, Filipine.
12. Punëkërkuesit në panairin e punësimit në Chongching, Kinë.
13. Besimtarët myslimanë dalin nga xhamia pas faljes së Bajramit, në Kashmir.
14. Pushuesit kinezë gjatë verës së ngrohtë, në Dalian të Kinës.
15. Festa e Vitit të Ri, në Durban, Afrikë e Jugut.
16. Nisja e trenave në Dhaka, Bangladesh.
17. Tollovia në komunikacion, në Taivan.