Vullkanët vazhdojnë të kërcënojnë pjesë të ndryshme të botës edhe këtë vit. Që nga Japonia deri në Kili, gjatë muajve të kaluar janë shënuar erupsione dramatike, që kanë detyruar shumë njerëz të shpërngulen përpara kësaj fuqie natyrore.
Se si duken zonat tashmë të prekura nga shpërthimet e vullkaneve, apo të kërcënuara në vazhdimësi, mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim.
Galeria sjellë dhe pamjet e përplasjes së fenomeneve natyrore, shpërnguljen e banorëve nga shtëpitë e tyre, natyrën e prekur nga llava dhe pluhuri vullkanik, si dhe përgatitjet e njerëzve për t’u ballafaquar me këto fatkeqësi natyrore. /NGJYRA.COM/
Frutillar, Kili jugor, shpërthimi i vullkanit Calbuco. (Foto: AFP)
Vullkani Villarrica, në Pucon të Kilit. (Foto: Reuters)
Vullkani Sinabung, ishulli Sumatra, Indonezi. (Foto: AFP)
Vullkani Sinabung, ishulli Sumatra, Indonezi. (Foto: AFP)
Vullkani Villarrica, në Pucon të Kilit. (Foto: Reuters)
Pluhuri vullkanik në Malin Shindake, Japoni. (Foto: Reuters)
Llava nga vullkani Etna, në Sicili të Italisë. (Foto: EPA)
Vullkani Wolf në ishullin Isabela, Ekuador. (Foto: AFP)
Pastrimi i hirit të vullkanit Calbucok në Rio Claro, Kili. (Foto: Reuters)
Shpërthimi I vullkanit Calbuco, në Puerto Varas, Kili. (Foto: AP)
Ushtarët pastojnë hirin vullkanik, në qytetin Ensenada, Kili. (Foto: Reuters)
Peshqit e ngordhur pas shpërthimit të vullkanit Calbuco, në Correntoso, Kili. (Foto: Reuters)
Hiri vullkanik në ajër dhe rrugët e Puerto Varas, Kili. (Foto: AP)
Lulet e mbuluara me pluhur vullkanik, në San Martin de Los Andes të Argjentinës. (Foto: Reuters)
Banorët largojnë kafshët shtëpiake nga Ensenada, në Kili, pas shpërthimit të vullkanit Calbuco. (Foto: Reuters)