Edhe pse ofron një peizazh të mahnitshëm, lugina Dongchuan në Kinë nuk është një vend që gjenden në secilën hartë turistike, madje thuhet se ajo me qëllim u fsheh për një kohë nga fotografët që e kishin vizituar, vetëm që ata të kishin privilegjin të fotografonin këtë lokacion të jashtëzakonshëm.
Dheu i kuq në këtë zonë mbulon mijëra metra katorë sipërfaqe, ndërsa konsiderohet si diçka unikate në Kinë (një zonë tjetër e tillë me tokë të kuqe, e njohur botërisht, është ajo në Rio de Janeiro, në Brazil).
Për shkak të klimës së ngrohtë dhe lagështisë, me kalimin e kohës, elementet e hekurit që gjenden nën tokë kanë oksiduar dhe, pas disa shekujsh, kanë marrë ngjyrë të kuqe.
Që nga kohët e lashta, Dongchuan njihet edhe si kryeqyteti i bakrit.
Toka e kuqe është e plleshme, prandaj fermerët këtu mbjellin perimet e tyre, të cilat, në kombinim me bazamentin ku mbillen, krijojnë nunaca spektakolare të ngjyrave, që tërheqin fotografët nga të gjitha anët e botës. /NGJYRA.COM/