I shpallur si plazhi “Eco Friendly” më i mirë në botë, në vitin 2010, “Whitehaven Beach”, i cili shtrihet 7 km përgjatë ishullit Whitsunday, në Australi, sot është plazhi më i njohur me rërë të bardhë në botë.
Për dallim nga shumica e plazheve me rërë të bardhë, rëra e Whitehavenit përbëhet 98% nga kuarci i pastër, që i jep asaj një pamje unikate të bardhë. Po ashtu, kjo rërë ka veti të jashtëzakonshme të pastrimit dhe lustrimit të objekteve, por ajo është e dëmshme për aparatet elektronike.
Rëra kuarc është më e imët sesa rërat tjera të bardha që gjendet në plazhet e ndryshme në botë, por, ajo është më e butë dhe më e ftoftë, sepse nuk e mbanë fare nxehtësinë – dhe ky fakt, e bën atë më të të përshtatshme gjatë ditëve përvëluese të verës. /NGJYRA.COM/