Në muajin shkurt, liqeni Svetloe, që gjendet në afërsi të fshatit Urozhainoe, në Sibir të Rusisë, vizitohet nga qindra mjellma, të cilat aty e kalojnë dimrin e acartë siberian.
Në shikim të parë, ky fakt duket paksa i çuditshëm, sepse mjellmat njihen si shpezët që i pëlqejnë viset me të ngrohta, ku klima është më e butë.
Por, atëherë, çfarë e bën liqenin Svetloe, i njohur ndryshe si Liqeni i mjellmave, aq të jashtëzakonshëm, dhe çfarë i tërheqë mjellmat të kalojnë dimrin aty?
Para se gjithash, për shkak se në këtë liqen derdhet uji i ngohtë nga burimet termale të afërta – kështu që temeperatura e tij është gjithherë mbi 0 gradë celsius, madje edhe atëherë kur temeperatura e ajrit është -40 gradë celsius.
Mjellmat filluan të shfaqeshin në këtë liqen që nga viti 1967, më saktësisht vetëm 15 mjellma ishin shfaqur atëherë, për t’u rritur pastaj numri i tyre nga viti në vit.
Sot, ndërkaq, liqeni vizitohet nga disa qindra mjellma, ndërsa numri i tyre po rritet nga dita në ditë.
Në vijim ju sjellim një fotogaleri se si duket Liqeni i mjellmave në kohën kur vizitohet nga këto shpezë të bukura, e të cilën e ka realizuar Alexey Ebel. /NGJYRA.COM/