Ambasadorja gjermane, Angelika Viets, ka kritikuar ashpër nivelin e arsimit në Kosovë. Kosova, sipas saj, duhet të ndërtojë një strategji të arsimit. “Veçanërisht në fushën e arsimit të lartë, ku duhet të ofrohen studime cilësore e jo thjesht diploma”, ka thënë Viets për “Zërin”.