Në mes të trupit të pikturuar dhe errësirës mund të ketë diçka – ndoshta jo për njerëzit e zakonshëm, por, për fotografin John Poppleton, ekziston arti, i krijuar mu nga duart e tij.
Poppleton, i cili jeton në Kaliforni të SHBA-ve, ka krijuar një cikël fotografish që pasqyrojnë peizazhet e detajuara të pikturuara me ngjyrë flouroshente mbi trupat e modeleve.
Duhet pranuar se John ka realizuar një kryevepër të kësaj fushe të artit – duke bërë që të dalin në pah bukuria e natyrës dhe e trupit të femrës njëkohësisht. /NGJYRA.COM/