Të jesh mundës profesionist i Sumos është nder i madh në Japoni, por ky sport kërkon diçka më shumë se një trup masiv. Për të qenë pjesë e mundësve sumo, që konsiderohet ikonë e sporteve japoneze, duhet të kaloni nëpër një sistem të veçantë shkollimi.
Fillestarët ndjekin mësimin në shkollat sumo për 6 muaj, ku përfshihet trajnimi psikik dhe edukimi i përgjithshëm mbi këtë lloj të sportit.
Në vijim ju sjellim një fotogaleri që tregon se çfarë mësohet në shkollat e sumo-mundjes. /NGJYRA.COM/
Kur nuk gjenden në ring, studentët e sumos gjenden në klasë mësimi, ku studiojnë temat relevante rreth këtij sporti.
Në shkollën e sumos mësohet kaligrafia, historia e mundjes sumo, mjekësia sportive, biologjia, si dhe njohuritë e përgjithshme rreth këtij sporti.
Veshja është opsionale.
Secili subjekt shpjegohet nga një ekspert.
Studentët nuk janë të obliguar të kalojnë testin, por janë të obliguar t’i ndjekin ligjëratat.