Të gjithë meshkujt janë tradhëtarë, por ‘vetëm’ 63,7 % e tyre i tradhëtojënë partneret. Ky është rezultati i një studimi 10-vjeçar, i realizuar në SHBA dhe në Evropë, i cili përfshin 40.000 meshkuj.
Sipas studimit në fjalë, ekzistojnë dy lloje meshkujsh – ata të cilët i tradhëtojnë partneret e tyre, dhe ata të cilëve do t’u pëlqente të tradhëtonin, por nuk munden, ose nuk guxojnë të bëjnë një gjë të tillë.
Ky studim i madh është realizuar nga Universiteti i Karolinës Veriore, i cili ka përfshirë 40.000 meshkuj të martuar nga Amerika Veriore dhe Evropa.
Sipas këtij studimi, 63,7 përqind e meshkujve të martuar, rregullisht, ose herë pas here, i tradhëtojnë gratë e tyre, derisa 36,3 % e tyre po t’u jepej rasti do t’i tradhëtonin ato – respektivisht, nëse do të kishin mundësi të bënin një gjë të tillë.
Në fillim të këtij studimi, 10 % e meshkujve në mënyrë kategorike patën deklaruar se janë besnikë ndaj partneres së tyre dhe kurrë nuk do ta tradhëtonin atë – mirëpo më vonë, gjatë përcjelljes së këtyre të anketuarve, dhe anketave tjera të detajuara, ka rezultuar se ata nuk kishin qenë të sinqertë.
Thjesht, të gjithë meshkujt duan të kenë më shumë femra dhe ndjejnë nevojën për tradhëti, vetëm se disa frikësohen të përmbushin dëshirat e tyre, apo nuk kanë mundësi të bëjnë një gjë të tillë, konstatohet në këtë studim. /NGJYRA.COM/