Artisti francez, Edouard Martinet, gjësendet e vjetra të hedhura në bërllok nuk i konsideron si të padobishme, sepse nga skrapi ai krijon vepra të reja dhe të pabesueshme artistike.
Edouard përdor pothuajse gjithçka për punimet e tij, që nga zinxhirët e biçikletave, pjesët e orëve të dorës, e deri të enët e kuzhinës.
Në vend të ngjitjes apo saldimit të pjesëve, arti francez i vidhos ato. Kështu, realizimi i një vepre të tij mund të marrë kohë disa muaj, ndërsa kërkon shumë përkushtim.
Ai ka krijuar vepra miniaturë por dhe të tilla që kanë lartësinë deri në dy metra. Disa punime të tij mund t’i shihni në fotogalerinë në vijim. /NGJYRA.COM/