Japonia njihet si vendi që prodhon çaj të gjelbër me shije të veçantë, paksa të hidhur, që mbushë trupin me energji, ndërsa ka dhe efekt qetësues për trupin dhe mendjen e njeriut.
Nëse ju intereson se si prodhohen, respektivisht kultivohen, “sencha”, “genmaicha” apo “matcha”, para se të arrijnë në raftet e shitoreve, atëherë, duhet të vizitoni Wazukan, në Kyoto, dhe të bëheni pjesë e turit turistik “Obubu Tea Tour”.
Gjatë këtij udhëtimi, do të mësoni për kulturën japoneze të çajit dhe do të vizitoni fushat ku kultivohet çaji unikat në botë.
Në fund të udhëtimit katërditor ndërkaq, do të vizitoni shtëpinë e çajit, ku mund të shijoni çajin e freskët të sapovjelur – dhe si dhuratë do merrni dy paketime çaji. /NGJYRA.COM/