Fotografi Jimmy Nelson ka kaluar plot tre vjet duke vizituar grupet, fiset dhe njerëzit e kulturave indogjene nëpër botë, para se të krijonte serinë e fotografive të tyre – të cilën e ka titulluar: “Para se të vdesin”.
Qëllimi i tij ishte të portretizonte këto grupe njerëzish në zhdukje e sipër, dhe të konservonte, në një mënyrë, pamjen e riteve, kostumeve dhe traditave të tyre.
Fotografitë që i ka realizuar Nelson janë vërtetë unikate dhe sjellin një botë krejt ndryshe prej asaj të cilën e jetojmë ne sot – të dhënë pas modës, veturave dhe llogarive bankare.
Sipas fotografit, brenda grupeve indogjene nuk ka sociologji e as statistikë – por një jetë idealistike.
“Njerëzit indogjenë zakonisht portretizohen si të varfër. Por, ata kanë pasuri dhe krenari. Dhe ato nuk kanë të bëjnë fare me të mirat materiale. Unë i realizova fotografitë nga pikëvështrimi personal dhe estetik, ndërsa njerëzit mund t’i interpretojnë ato si të duan”, ka thënë Nelson.
Në vijim ju sjellim disa fotografi të përzgjedhura të realizuara nga Nelson. /NGJYRA.COM/