Kina së fundi ka tërhequr nga rrugët e saj miliona makina, për shkak të vjetësisë së tyre, respektivisht ndotjes që ua bëjnë ajrit. Vendi më i populluar në botë në këtë mënyrë po mundohet të ndikojë në uljen e ndotjes së ajrit, që është një problem serioz në këtë shtet.
Të gjitha këto vetura, kamionë dhe motoçikleta, nuk i kanë plotësuar standardet e kërkuara të emetimit të gazrave, në kohën kur kryeqyteti i Kinës, Pekini, por dhe qytetet tjera, kanë ndotjen e ajrit 20 herë më të madhe se ajo që parashihet me standardet ndërkombëtare.
Madje, në Pekin, vlerësohet se makinat shkaktojnë 31.1% të ndotjes së ajrit.
Qeveria kineze ka vendosur si prioritet përmirësimin e standardit jetësor, respektivisht luftën kundër ndotjes së ajrit. Andaj, grumbuj të tërë makinash mund të shihen në vende të ndryshme të Kinës, që janë konfiskuar nga autoritetet e vendit, ngase shkelin rregullat e përcaktuara për emetimin e gazrave, raporton IBT.
Se si duken këto deponi makinash, mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. /NGJYRA.COM/
Shenzhen, Provinca Guangdong (ChinaFotoPress/Getty Images)
Chongqing (Feng Li/Getty images)
Hangzhou, Provinca Zhejiang (China Daily/Reuters)
Hangzhou, Provinca Zhejiang (Reuters)
Hefei, Proninca Anhui (Reuters)
Binzhou, Provinca Hunan (Reuters)
Yiwu, Provinca Zhejiang (China Daily/Reuters)
Hangzhou, Provinca Zhejiang (ChinaFotoPress/Getty Images)
Hangzhou, Provinca Zhejiang (ChinaFotoPress/Getty Images)
Haikou, Provinca Hainan (AFP)
Changsha, Provinca Hunan (Reuters)